Gjatë kontrollit të një veture në fshatin Ballovc të Podujevës, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 13 copë fishekë.
Në raportin 24 orësh, policia bën me dije se i dyshuari, shofer i veturës, është intervistuar.
Me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti ndodhi dje.