Shtetasja e huaj e denoncon për dhunë burrin e saj shqiptar në Prishtinë

Kronikë e zezë

Shtetasja e huaj e denoncon për dhunë burrin e saj shqiptar në Prishtinë

Më: 23 gusht 2024 Në ora: 13:08
Ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe së fundmi në Prishtinë, ku një burrë nga Shqipëria dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje.

Mësohet se viktima, shtetase e huaj, ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka raportuar se burri me të cilin bashkëjeton ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka intervenuar dhe i dyshuari është arrestuar e shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar hetimi për veprën penale “Dhuna në familje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat