Dogana e Kosovës ka parandaluar sot një tentim kontrabande me mallra.
Njësitet kompetente kanë ndalur një automjet në fshatin Breznicë, ku janë kapur mallra ushqimore me vlerë rreth dy mijë euro, raporton Klankosova.tv.
“Mallrat dhe automjetit janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganorë Dheu i Bardhë.
Rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e doganës.
Postimi i plotë:
Parandalohet tentim kontrabanda.
Prishtinë më 22 Gusht 2024 Njësia e TASK FORC-ës -Lindje ( e përberë nga Dogana dhe Policia Kosovës) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare SRB-RKS.
Në brezin kufitar që lidh fsh.Breznice-SRB me fsh. Karaqeve e poshtme -RKS nga njësitet e lartcekura është identifikuar automjeti transportues me targa vendore i cili vinte ilegalisht nga Serbia.
Pas përcjelljes nga njesitet e lartcekur është arritur të ndalet, gjatë kontrollit tē automjeti i cili drejtohej nga shetas kosovar, është vërejtur se kishte të ngarkuar mallra të ndryshme ushqimore me vlerë rreth 2000 euro.
Mallrat dhe automjetit janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganorë Dheu i Bardhë. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të Doganes së Kosovës.