U kap me drogë në Prizren, ky është i dyshuari që u arrestua nga Policia

Kronikë e zezë

U kap me drogë në Prizren, ky është i dyshuari që u arrestua nga Policia

Më: 23 gusht 2024 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Policia e Kosovës pas një aksion të madh ka arritur që me sukses ta arrestojë në Prizren një person në dyshime për posedim të lëndëve narkotike.

Sinjali mëson se i dyshuari është Kujtim Koçi dhe se u ndalua nga Policia në rrugën ‘William Walker’ në Prizren.

Gjatë kontrollit të veturës së tij – të tipit Lamurgini Urus me targa të huaja, Policia e Kosovë i ka gjetur substanca narkotike të llojit marihuane.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat