E detyroi të kryejë marrëdhënie seksuale duke e kanosur se do t’i publikojë fotografitë nudo, paraburgim për gjilanasin

Kronikë e zezë

E detyroi të kryejë marrëdhënie seksuale duke e kanosur se do t’i publikojë fotografitë nudo, paraburgim për gjilanasin

Më: 23 gusht 2024 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit H.H., nga komuna e Gjilanit, për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhunimi” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datën 12 Gusht 2024, në Ferizaj në motelin “Bronkly”, me kanosje se do ti publikoj fotografitë nudo të të dëmtuarës e ka detyruar të dëmtuarën M.B.,  që të takohet fillimisht me restorantin “Hib Petrol” e pastaj e ka dërguar në motelin “Bronkly”, ku ka kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj.

Mirëpo i pandehuri ka kërkuar nga e dëmtuara që të takohen për të kryer marrëdhënie seksuale duke e kanosur se do ti publikoj fotot që i kishte në telefonin e tij, mirëpo e dëmtuara nuk ka pranuar dhe e ka paraqitur rastin në polici me datë 19.08.2024, me këtë do të kryente veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 1 të KPRK-së”, njofton Prokuroria.

I pandehuri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat