Tragjike: 1 person i vdekur dhe 3 të lënduar nga aksidenti në Komoran

Kronikë e zezë

Tragjike: 1 person i vdekur dhe 3 të lënduar nga aksidenti në Komoran

Më: 24 gusht 2024 Në ora: 08:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur mbrëmë gjatë mesnatës në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, në Komoran.

Burimet kanë thënë se një person i moshës 35-vjeç ka ndërruar jetë ndërsa tre të tjerë kanë marrë lëndime trupore, një më rëndë i cili është nisur drejt Emergjencës në QKUK.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar Dr.Edison Gashi në QMF-Komoran.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një kamion dhe një veturë.

Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e aksidentit për tu marr me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat