Është arrestuar një person në Viti, pasi i njëjti dyshohet se e ka kanosur me armë një grua.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Më 23.08.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se pas një mosmarrëveshje e kishte kanosur me pistolete viktimën femër kosovare. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.