Sulmohet fizikisht një polic në Vushtrri

Kronikë e zezë

Sulmohet fizikisht një polic në Vushtrri

Më: 24 gusht 2024 Në ora: 10:09
Ilustrim

Janë arrestuar dy persona në Vushtrri, pasi të njëjtit, i kanë penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës.

Ndërkaq, njërin nga zyrtarët policor është sulmuar fizikisht, të cilit i janë shkaktuar lëndime trupore  për çka dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit derisa ishin në veturë duke mos i respektuar urdhrat i kanë penguar zyrtarët policorë  në kryerje të detyrës zyrtare, e kanë sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore  për çka dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat