Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen tre persona - e përfshirë edhe një veturë e KFOR-it

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen tre persona - e përfshirë edhe një veturë e KFOR-it

Më: 25 gusht 2024 Në ora: 12:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtim Suharekë- Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se nga ky aksident tre persona kanë pësuar lëndime.

“Rreth orës 08:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Suharekë-Prizren. Në aksident janë përfshirë tri automjete.

Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia policore e autostradës është marrë me rastin”, tha Krasniqi.

Nga pamjet e publikuara shihet se aksidenti ka ndodhur mes tri veturave, njëra prej të cilave është e KFOR-it.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat