Gjuajti me armë në dasmë, arrestohet i dyshuari në Llaushë të Skenderajt

Kronikë e zezë

Gjuajti me armë në dasmë, arrestohet i dyshuari në Llaushë të Skenderajt

Më: 25 gusht 2024 Në ora: 21:18
Foto ilustrim

Pasi jemi në sezonën e dasmave edhe gjuajtjet me armë nga kosovarët nuk kanë të ndalur, ku në shumë raste po rrezikohet edhe jeta e qytetarëve përreth.

E rast i fundit ku është qëlluar me armë në një aheng familjar ka ndodhur në fshatin Llaushë të Skenderajt ku edhe është arrestuar një i dyshuar.

Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes nga i dyshuari është konfiskuar një armë me gaz si dhe janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 9 mm.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Rasti është iniciu për veprat penale Armëmbajtje pa leje dhe Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat