Dërgohet pa shenja jete një person në një klinikë private në Dragash

Kronikë e zezë

Dërgohet pa shenja jete një person në një klinikë private në Dragash

Më: 26 gusht 2024 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është dërguar pa shenja jete në një klinikë private në Dragash.

Sipas familjarëve, ai ka përdorur një sasi medikamentesh.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

“VDEKJE E DYSHUAR- Dragash 25.08.2024-20:50. Raportohet se viktima mashkull kosovar është sjell pa shenja jete në një klinikë private. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Sipas familjarëve viktima ka përdor një sasi të medikamenteve. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat