Aksident në autostradë, lëndohen tetë persona – njëri rëndë

Kronikë e zezë

Aksident në autostradë, lëndohen tetë persona – njëri rëndë

Më: 26 gusht 2024 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

Të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova” një veturë i ka goditur dy të tjera, ku janë lënduar tetë persona, njëri prej tyre rëndë.

“I dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke e drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia godet dy vetura tjera”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë marrë tetë persona kosovar dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në qendrën emergjente, kurse njëri për shkak të lëndimeve të rënda trupore është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Rasti është nën hetime”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat