Gjendet i shtrirë në rrugë pa shenja jete një person në Fushë Kosovë, Policia nis hetimet

Kronikë e zezë

Gjendet i shtrirë në rrugë pa shenja jete një person në Fushë Kosovë, Policia nis hetimet

Më: 26 gusht 2024 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një person është gjetur pa shenja jete në një rrugë. Rasti ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa tashmë kanë nisur hetimet nga Policia.

Posa rasti është denoncuar, në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, u konstatua se viktima ka ndërruar jetë.

Në anën tjetër, Policia ka marrë informacionet e para lidhur me rastin dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lidhur me këtë, Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat