Tentuan të fusnin një telefon në Qendrën Korrektuese për Femra, SHKK parandalon rastin

Kronikë e zezë

Tentuan të fusnin një telefon në Qendrën Korrektuese për Femra, SHKK parandalon rastin

Më: 26 gusht 2024 Në ora: 14:52
Foto ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se kanë parandaluar futjen e kontrabandës në Qendrën Korrektuese për Femra.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se në Qendrën Korrektuese për Femra, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda institucionit.

Gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi i sigurisë ka zbuluar një përpjekje për të futur një telefon në mënyrë të kamufluar përmes rrobave të sjella nga vizitori. Reagimi i menjëhershëm i zyrtarëve korrektues ka rezultuar në lokalizimin dhe konfiskimin e telefonit, ndërsa vizita është anuluar”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se për rastin është njoftuar menjëherë edhe Policia e Kosovës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe nuk do të tolerojë asnjë veprim që rrezikon rendin dhe sigurinë e këtyre institucioneve”, përfundon njoftimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat