Dy aksidente trafiku në komunën e Drenasit, katër persona të lënduar

Kronikë e zezë

Dy aksidente trafiku në komunën e Drenasit, katër persona të lënduar

Më: 26 gusht 2024 Në ora: 23:34
Pamje nga aksidenti

Sot në komunën e Drenasit kanë ndodhur dy aksidente trafiku. Në aksidentin në Qikatovë të Vjetër është lënduar një motoçiklist dhe një pasagjer. Ndërsa aksidenti i dytë ka ndodhur në Poklek ku lëndime trupore kanë pësuar dy persona.

Për dy aksidentet detaje ka dhënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:00, në fshatin Qikatovë e re të Drenasit , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit janë lënduar rëndë dy persona (motoçiklisti dhe një pasagjer).Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

Ndërsa aksidenti i dytë ka ndodhur rreth orës 20:30 në fshatin Poklek të Drenasit.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 2 automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar dy persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat