Malishevë: Gruaja e çon burrin në Polici, e denoncon për dhunën në familje

Kronikë e zezë

Malishevë: Gruaja e çon burrin në Polici, e denoncon për dhunën në familje

Më: 27 gusht 2024 Në ora: 08:36
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë është raportuar së fundmi nga një grua në fshatin Banjë në Malishevë, e cila e ka raportuar në Polici bashkëshortin e saj.

Media mëson se viktima ka deklaruar para hetuesve policorë se burri ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj, duke i bërë presion vazhdimisht.

Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer për atë që ka ndodhur mes tyre.

Si rezultat i raportimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’ dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat