Arrestohet një 24-vjeçar në Gjilan, dyshohet për gjashtë raste të vjedhjes e një rast sulmi

Kronikë e zezë

Arrestohet një 24-vjeçar në Gjilan, dyshohet për gjashtë raste të vjedhjes e një rast sulmi

Më: 27 gusht 2024 Në ora: 10:51
Ilustrim

Policia e Rajonit të Gjilanit ka arrestuar një 24-vjeçar me inicialet F.I, si të dyshuar për gjashtë raste “Vjedhje”, një rast “Sulm” dhe një rast ’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Gjatyë arrestimit, te i njëjti janë gjetur substance narkotike.

“Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova se i njëjti dyshohet të jetë i përfshirë në të paktën gjashtë raste ‘’Vjedhje’’, një rasti ‘’Sulm’’ dhe një rast ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Po ashtu gjatë arrestimit tek i dyshuari pasi që i është bërë kontrolli i tij janë gjetur dhe sekuestruar 1.16 gram substancë narkotike e llojit marihuanë dhe 0.2 gram substancë narkotike e llojit heroinë të cilat do të përdore si prova materiale në gjykatë. I njëjti pas është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat