I dehur sulmoi policin e Kosovës, arrestohet

Kronikë e zezë

I dehur sulmoi policin e Kosovës, arrestohet

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 10:22
Ilustrim

Një rast i sulmit të personit zyrtar është raportuar në komunën e Shtërpcës.

Një person i dehur në një kafiteri të qytetit e ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor i cili ishte jashtë detyrës zyrtare.

Polici është dashur të marrë trajtim mjekësor, derisa i dyshuari pas arrestimit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Shtërpce / 27.08.2024-21:15. Është arrestuar i dyshuari kosovar në gjendje të dehur pasi që i njëjti, në një lokal-kafiteri ka sulmuar zyrtarin policor jashtë detyrës zyrtare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QMF-Shtërpce, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat