Policia sekuestron armën nga një argjendari në Prishtinë

Kronikë e zezë

Policia sekuestron armën nga një argjendari në Prishtinë

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

Policia njofton se njësitë doganore gjatë kontrollit në argjendarinë e një të dyshuari, kanë hasur në një armë zjarri – pistoletë.

Bëhet e ditur se njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka sekuestruar një pistoletë me 22 fishekë.

Për këtë armë i dyshuari kishte leje të skaduar.

Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat