Policia e Kosovës njofton se një person ka pësuar lëndime dhe është trajtuar në QKUK, pasi i njëjti dyshohet se është plagosur me armë zjarri.
Lidhur me rastin është arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti është i përfshirë në rast, ndërsa dyshohet edhe për persona tjerë të përfshirë.
Në vendin e ngjarjes si provë materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.