Arrestohet pas një jave i dyshuari që theri me thikë dy të miturit në qendër të Prishtinës

Kronikë e zezë

Arrestohet pas një jave i dyshuari që theri me thikë dy të miturit në qendër të Prishtinës

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 22:47
Ilustrim

Një javë pas incidentit të rëndë që ndodhi në qendër të Prishtinës, ku dy të mitur u therën me thikë te rruga “Luan Haradinaj”, është arrestuar personi i dyshuar. I njëjti arriti të arratisej natën kritike, ndërsa viktimat, një 10-vjeçar dhe një 15-vjeçar përfunduan në QKUK.

Olt Berisha nga Vranjevci është arrestuar ditën e sotme në kryeqytet.

I njëjti është intervistuar dhe më pas ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Për motive akoma të panjohura, i dyshuari ka sulmuar me thikë dy viktimat, duke iu shkaktuar lëndime të rënda trupore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat