Një person ka njoftuar policinë se derisa ishte duke groposur afër një peme ka hasur në një mjet të dyshimtë, granatë dore.
Granata është hasur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Terpezë të Komunës së Malishevës.
Njësia policore e ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë Njësia për Deminim e FSK-së.
Ajo e ka bërë eksplodimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar pa ndonjë incident.