Kanosi me jetë bashkëshorten dhe vjehrrin, arrestohet burri nga Shtërpca

Kronikë e zezë

Kanosi me jetë bashkëshorten dhe vjehrrin, arrestohet burri nga Shtërpca

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 10:18
Ilustrim

Një burrë është arrestuar në Shtërpcë pas akuzave për kërcënime ndaj anëtarëve të familjes së tij.

Sipas raportit të policisë, viktima, një burrë kosovar, ka njoftuar se më 20 gusht 2024 është kanosur përmes telefonit nga dhëndri i tij.

I dyshuari po ashtu ka kërcënuar me jetë edhe bashkëshorten e tij.

Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar nga policia dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Hetimet për këtë rast të dhunës në familje janë në vazhdim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat