Deponohen 105 euro të falsifikuara në dy banka në Podujevë

Kronikë e zezë

Deponohen 105 euro të falsifikuara në dy banka në Podujevë

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 10:25
Ilustrim

Dy raste të falsifikimit të parasë në Podujevë, janë raportuar në polici brenda 24 orëve.

Në rastin e parë, ankuesja femër kosovare, punëtore e një banke, ka raportuar se ka hasur në një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar e që pas verifikimit është konstatuar se është deponuar nga një e dyshuar femër.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Në rastin tjetër ankuesja femër gjithashtu punëtore në një banke, ka raportuar se ka hasur në një kartëmonedhë prej 5 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar e që pas verifikimit është konstatuar se është deponuar nga një i dyshuar mashkull.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat