Dhunimi në një hotel në Graçanicë, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Dhunimi në një hotel në Graçanicë, policia jep detaje

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 10:37
Ilustrim

Një grua shtetase e huaj ka raportuar në polici se është dhunuar nga një i dyshuar, mashkull.

Rasti thuhet se ka ndodhur më 26 gusht 2024, në një hotel në Graçanicë, njofton policia.

Policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Hetimet rreth rastit janë në vazhdim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat