Vdekja e foshnjës në Podujevë, Policia jep detaje të reja

Kronikë e zezë

Vdekja e foshnjës në Podujevë, Policia jep detaje të reja

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 10:49
Ilustrim

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një foshnje 2 vjeçare në Podujevë.

Sipas policisë, ajo ishte dërguar në emergjencë nga familjarët pa shenja jete.

“Podujevë / 28.08.2024 – NN. Një foshnje është dërguar në emergjencë pa shenja jete nga familjarët. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.

Sipas sinjalit, rasti ka ndodhur në fshatin Penuh.

Sipas tyre, ajo është rrokullisur nga djepi gjatë kohës sa ishte në gjumë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat