​Arrestohen edhe dy të dyshuar për vjedhje në kryeqytet

Kronikë e zezë

​Arrestohen edhe dy të dyshuar për vjedhje në kryeqytet

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

Njësiti i hetimeve të Drejtorisë së Kryeqytetit ka arrestuar sot dy persona të dyshuar për vjedhje gjatë dy muajve të fundit nëpër lokalet e Prishtinës.

Ata dyshohet se kanë depërtuar me forcë brenda tyre dhe kanë marrë arka e portofola.

Personat e arrestuar janë A. M. (40) dhe A.Q., femër, 23-vjeç, dy shtetas të Kosovës.

Ata me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për së paku pesë raste të vjedhjeve të rënda.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat