Mungesa e hetimeve që çojnë në zgjidhjen e rasteve të dhunës, dënimet e ulëta nga Gjykatat, si dhe mosreagimi i duhur nga ana e Policisë, shpesh janë vlerësuar si disa nga faktorët që po ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje.
Ndihmën e Policisë e ka kërkuar gjatë ditës së djeshme edhe një grua nga Gjakova, e cila e ka raportuar në Polici bashkëshortin e saj.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se viktima ka deklaruar se burri i saj 70-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike, por në rastin e fundit për të mos mbaruar me kaq, edhe e ka kërcënuar seriozisht.
Përballë kësaj situate, e shqetësuar dhe frikësuar se mund t’i ndodhë diçka më e keqe, viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku e ka mohuar se ka ushtruar dhunë ndaj gruas.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Dhuna në familje”, ndërsa i dyshuari është liruar për shkak të probleme shëndetësore.