Këmbësori goditet nga vetura në Drenas, dërgohet në QKUK

Kronikë e zezë

Këmbësori goditet nga vetura në Drenas, dërgohet në QKUK

Më: 30 gusht 2024 Në ora: 12:17
Ilustrim

Në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit, një person derisa ishte duke e drejtuar automjetin e tij mesditën e së enjtes, dyshohet se nga pakujdesia e ka goditur një këmbësor.

Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore.

I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat