Një grua dhe një burrë kapen në flagrancë duke thyer derën e hyrjes së një banesë, arrestohen nga policia

Kronikë e zezë

Një grua dhe një burrë kapen në flagrancë duke thyer derën e hyrjes së një banesë, arrestohen nga policia

Më: 31 gusht 2024 Në ora: 09:20
Policia

Një grua dhe një burrë janë arrestuar pasi u kapen në flagrancë duke thyer derën e hyrjes së një banesë.

Rasti ka ndodhur dje në Gjakovë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar , një mashkull dhe një femër kosovare, pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke thyer derën e hyrje së banesës  së ankuesit mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit në çantën e tyre u janë gjetur dhe konfiskuar , një kaçavidë,  një OC Sprej, mjetë i mprehtë –thikë, një çekan  etj . Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  janë dërguar në mbajtje”, njoftoj policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat