Zhduket një burrë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Zhduket një burrë në Prishtinë

Më: 1 shtator 2024 Në ora: 08:56
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është zhdukur në Prishtinë.

Rastin në polici e ka paraqitur vajza e viktimës, e cila ka treguar se babi i saj që nga e premtja nuk di për vendndodhjen e tij.

“Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se babai i saj i cili ishte duke marrë trajtim mjekësor është larguar nga aty dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Sipas ankueses viktima nuk është në gjendje të mire psikike. Rasti në hetime”, ka njoftuar policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat