Një grua është lënduar pasi dyshohet se ka kërcyer nga kati i dytë i shtëpisë në Gjakovë.
Sipas policisë, viktima është jashtë rrezikut për jetë.
“Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar disa dëshmi”.
Raporti i plotë:
SHTYTJE NË VETËVRASJE OSE NDIHMË NË VETËVRASJE
Gjakovë / 01.09.2024 – 18:30. Një femër K/Shqiptare është dërguar në emergjencë nga familjarët për shkak se e njëjta ka pësuar lëndime pasi dyshohet se ka kërcyer nga kati i dytë i shtëpisë. Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar disa dëshmi. Me vendim të prokurorit i cili ka qenë në vendin e ngjarjes është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.