Një furrë buke është përfshirë nga zjarri në Vushtrri, e njëherit janë djegur edhe një gjenerator, dy automjete dhe një kombi.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti është raportuar nga një burrë, i cili ka thënë se edhe fqinjit të tij i është përfshirë nga zjarri një depo e ushqimit të bagëtive.
“Fshati Stanovc i Ulët, Vushtrri / 01.09.2024 – 13:55. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se për shkaqe të panjohura është përfshirë nga zjarri furra e bukës, një gjenerator, dy automjete dhe një kombi.
Nga zjarri i shkaktuar edhe fqinjit të tij i është përfshirë nga zjarri një depo e ushqimit të bagëtive. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, zjarrfikësit dhe eksperti i zjarreve”, thuhet në raportin e plotë të Policisë.