Policia e Kosovës kap një shtetas rus në Podujevë

Kronikë e zezë

Policia e Kosovës kap një shtetas rus në Podujevë

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Një shtetas rus është kapur nga Policia e Kosovës në fshatin Lluzhan të Podujevës. Shtetasi i huaj i cili u ndalua për kontroll, rezultoi se është në listën e personave të kërkuar nga Interpoli. Autoritetet në Kosovë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, ndërsa janë zbuluar detajet e rastit.

Siç mëson media, shtetasi rus, u ndalua nga një njësi patrulluese e Policisë në Podujevë, që e verifikoi të njëjtin dhe më pas e shoqëroi për në drejtori.

Bazuar në informacionet e para, rusi që u ndalua e ka të ndaluar hyrjen në Serbi për një vit, për shkak të një vendimi të Gjykatës, e po ashtu është person i kërkuar nga shteti i Lituanisë.

Kështu kanë bërë me dije burimet, me ç’rast u zbulua se ka qenë i përfshirë në një rast, për çka ndaj tij është lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar.

Pas përfundimit të procedurave policore, Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit, e ka dërguar të njëjtin në Qendrën e Pritjes në Vranidoll.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat