Një burrë, shtetas i Shqipërisë, është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin se ka kryer veprat “Legalizim i përmbajtjes së rreme, falsifikim i dokumenteve zyrtare”.
I njëjti është dërguar në mbajtje.
“Nga Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, nën dyshimin se ka kryer veprat e lartë përmendura. Nga i dyshuari janë sekuestruar disa dokumente të identifikimit të lëshuara në Kosovë dhe Shqipëri.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë policia në raport.