Gjatë punimeve në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë është hasur një trup i pajetë.
Ankuesi ka raportuar rastin në Policinë e Kosovës, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është duke u hetuar nga policia.
“Rr. C, Prishtinë 02.09.2024-NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se gjatë punimeve në një shtëpi të pa banuar kishte gjetur një trup të pa jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML. Rasti është duke u hetuar”, njofton PK.