Zyrtari policor në Ferizaj shkakton aksident nga pakujdesia, godet një trotinet në kryqëzim

Kronikë e zezë

Zyrtari policor në Ferizaj shkakton aksident nga pakujdesia, godet një trotinet në kryqëzim

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Rreth 60 aksidente trafiku kanë ndodhur në vendin tonë vetëm gjatë ditës së hënë. Në të shumtën e rasteve, aksidentet po shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes. Kështu ndodhi edhe mbrëmë në Ferizaj, ku i dyshuar është një polic.

Zyrtari policor ka shkaktuar aksident derisa ishte me automjetin zyrtar të Policisë, ku në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” ka goditur një trotinet.

Sinjali mëson se polici po dyshohet se derisa ka qenë duke lëvizur në rrugën magjistrale, në kryqëzim, nga pakujdesia e ka goditur viktimën.

Për pasojë, drejtuesi i trotinetit ka pësuar lëndime të lehtë trupore dhe është dërguar në Emergjencën në Ferizaj për trajtim mjekësor.  

Lidhur me rastin, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme nga Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat