Aksident trafiku mes dy çiklistëve në Prizren

Kronikë e zezë

Aksident trafiku mes dy çiklistëve në Prizren

Më: 4 shtator 2024 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një aksident trafiku mes dy çiklistëve në Prizren.

Aksidenti ka ndodhur të martën, në ora 07:30.

Ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy çiklistëve meshkuj kosovarë. Si pasojë lëndime ka pësuar njëri nga çiklistët i cili pas tretmanit në spitalin rajonal në Prizren, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raport.

Në konsultim me prokurorin, çiklisti tjetër është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat