Mitrovicë, vetura godet këmbësorin teksa po kalonte rrugën

Kronikë e zezë

Mitrovicë, vetura godet këmbësorin teksa po kalonte rrugën

Më: 5 shtator 2024 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Një këmbësor dyshohet se është goditur nga vetura të mërkurën e 4 shtatorit në Mitrovicë.

Sipas policisë, një burrë nga pakujdesia duke drejtuar veturën ka shkaktuar aksidentin duke goditur këmbësorin, i cili ishte duke kaluar rrugën.

Si pasojë, lëndime ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë.

“I dyshuari kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur viktimën mashkull kosovar -këmbësor, i cili ishte duke kaluar rrugën. Si pasojë, lëndime ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë.  Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat