Arrestohet një person në Deçan për armëmbajtje pa leje

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Deçan për armëmbajtje pa leje

Më: 8 shtator 2024 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Grykën e Hulajve, Deçan, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

Rreth orës 21:00, gjatë një pike kontrolli, njësia policore ndaloi një veturë me targa lokale që drejtohej nga një burrë kosovar.

Gjatë kontrollit, në veturë u gjet dhe u sekuestrua një armë pistoletë dhe dy fishekë të kalibrit 9×9 mm.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për intervistim, ndërsa rasti do të procedohet në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat