Policia e Kosovës njofton se pas hetimeve të zhvilluara lidhur me ekspozimin e një arme në rrjetet sociale nga një i dyshuar i moshës se mitur, është arritur të lokalizohet dhe konfiskohet një pistoletë e kalibrit 7.65 mm dhe një karikator.
Rasti ndodhi në fshatin Çifllak të Rahovecit.
Bëhet e ditur se i dyshuari nuk është intervistuar.
Ai gjendet jashtë shtetit.