Aksident mes një kamioni dhe autobusi në rrugën Carralevë-Duhël, zjarrfikësit intervenojnë për nxjerrjen e pasagjerëve të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident mes një kamioni dhe autobusi në rrugën Carralevë-Duhël, zjarrfikësit intervenojnë për nxjerrjen e pasagjerëve të lënduar

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 10:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kanë mbetur të lënduar tre persona nga një aksident mes një autobusi dhe një kamioni në rrugën Carralevë-Duhël.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka dhënë detaje.

Bytyqi ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar në QKMF-në e Suharekës.

Ai njoftoi se në këtë rast u desh intervenimi i zjarrfikësve për të nxjerrë pasagjerët e lënduar meqë autobusi ra në krah.

“Sot me datë 10.09.2024, rreth orës 07:11 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Carralevë-Duhël. Në aksident janë të përfshirë një autobus dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit së paku tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupor dhe janë transportuar për në emergjencë në QKMF në Suharekë. Policia ka dalë vendngjarje dhe është duke u marrë me rastin. Pasi që autobusi është rrotulluar në krah kanë intervenuar edhe zjarrfikësit për t’i nxjerrë pasagjerët”, ka njoftuar Bytyqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat