​Këto janë rastet e raportuara të dhunës në familje

Kronikë e zezë

​Këto janë rastet e raportuara të dhunës në familje

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 10:14
Ilustrim

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka raportuar për disa raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme të Kosovës.

Dhuna në familje është raportuar në fshatin Istog ku një person është arrestuar pasi kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

“Viktima pas intervistimit është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raport.

Në Komunën e Gjakovës nënë e bijë kanë lajmëruar se bashkëshorti/babai kishte ushtruar dhunë psikike ndaj tyre.

“I dyshuari për momentin nuk është arrestuar pasi që ishte larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.

Poashtu në Lipjan një grua ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga personi me të cilin ajo bashkëjeton.

“Më pas vëllai i viktimës e ka sulmuar te dyshuarin e cekur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet tutje.

Derisa në Prishtinë një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj si dhe e kishte sulmuar fizikisht.

“Lidhur me rastin është kërkuar i dyshuari në shtëpinë e tij, por i njëjti nuk është hasur pasi ishte larguar nga shtëpia. Viktima për momentin është strehuar tek familjarët e saj”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat