Mbrëmë pas mesnate, policia në Shtime ka pranuar informatën se një person në fshatin Petrovë posedon armë zjarri.
Bëhet e ditur se gjatë intervistimit, i dyshuari 32-vjeçar me inicialet G.H. ka pranuar dhe ka dorëzuar armën e zjarrit, pushkën e gjuetisë në stacionin e policisë në Shtime.
Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve” për procedurë të rregullt hetimore.
I dyshuari është liruar, kurse arma e zjarrit i është sekuestruar.