Një rast i rëndë ka ndodh në Gjakovë, një fëmijë 13 vjeçar dyshohet se është rrëzuar nga rimorkio e traktorit.
Siç mëson media nga burimet e saja, fëmija ka marrë lëndime dhe është dërguar menjëherë për tretman në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ende nuk dihet se si ka ndodh rasti, por siç mëson Gazeta Sinjali, tashmë është arrestuar dhe ndaluar shoferi i traktorit.
Policia ende nuk ka folur zyrtarisht për rastin