Dje rreth orës 11:22, një person nga fshati Karaqevë e Epërme e Kamenicës ka raportuar se kishte vërejtur disa mjete shpërthyese.
Policia bën të ditur se njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes.
Ajo ka bërë sigurimin e mjeteve shpërthyese.
Kurse njësiti i KFOR-it nga ai lokacion ka bërë tërheqjen e tyre.