Arrestohet një burrë në Novobërdë për armëmbajtje pa leje

Kronikë e zezë

Arrestohet një burrë në Novobërdë për armëmbajtje pa leje

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 09:13
Policia

Është arrestuar një i dyshuar për armëmbajtje pa leje në fshatin Bushincë të Novobërdës.

I dyshuari M.J. (viti i lindjes 1961) kishte pasur me vete armën që i është konfiskuar bashkë me një karikatorë me tetë fishekë.

“Me leje nga Prokurori i Shtetit është realizuar edhe një kontrolle në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar edhe dymbëdhjetë (12) fishekë të kalibrit 7.62 mm.

I dyshuari pas shoqërimit në Stacioni Policor në Novobërdë është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe ndaj tij me urdhër të Prokurorit të Shtetit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’”, thuhet më tej në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat