Policia ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Klinë.
Në njoftimin e bërë nga policia thuhet se një person ka sulmuar fizikisht nënën edhe motrën e tij.
“Klinë 13.09.2024-10:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dy viktimat nënën dhe motrën e tij.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.