Gjendet marihuanë në Qendrën Korrektuese në Dubravë

Kronikë e zezë

Gjendet marihuanë në Qendrën Korrektuese në Dubravë

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Oficerët korrektues të Qendrës Korrektuese në Dubravë gjatë kontrollit në njërin nga pavijonet e burgut kanë gjetur substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Në raportin e PK-së, thuhet se në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe prokurori.

“Qendra Korrektuese Dubravë 13.09.2024-02:15. Oficerët korrektues gjatë kontrollit në njërin nga pavijonet e burgut kanë gjetur 10 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.” – thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat