Arrestohet një person në Prizren, shtiu me armë në një aheng familjar

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Prizren, shtiu me armë në një aheng familjar

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Policia ka bërë të ditur se nga i dyshuari është konfiskuar një revole me gaz e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi i njëjti në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri”.

“Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me gaz e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat